0.7 C
New York
Wednesday, February 4, 2026

Buy now

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Për të dalë nga kjo situatë, nënkryetarët duhet të votohen në paketë

- Advertisement -

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, duke theksuar se kërkesa e bërë nga grupi parlamentar i minoritetit serb ishte në thelb e papranueshme, pasi një çështje e tillë kishte qenë tashmë e gjykuar.

Sipas Kryeziut, Kushtetuta e Kosovës përcakton që kryesia e Kuvendit përbëhet nga pesë nënkryetarë, edhe nga minoritetet, përfshirë serbët, por nuk e detyron shumicën që të propozojë nënkryetarin e komunitetit serb.

“Kërkesa e bërë nga grupi parlamentar i minoritetit serb sipas mendimit tim k qenë e papranueshme për shkak se një çështje ka qenë e gjykuar. Kjo nëse e shikojmë Kushtetutën thotë se kryesia e Kuvendit përbehet prej 5 nënkryetarëve respektivisht prej dy minoriteve po ashtu edhe prej minoriteti serb dhe nuk përcakton në kushtetutë që atë duhet ta propozojë shumica. Por në parim kjo mund të ndodhë për shkak që nënkryetarët e tjerë i përcakton shumica, me kushtetutë nuk është e paraparë, është e paraparë me rregullore”, ka deklaruar ai.

Kryeziu theksoi se problemi ka lindur për shkak të ndryshimit të diskursit politik nga Lëvizja Vetëvendosje, sidomos pas ngjarjeve të “agresionit të Banjskës”.

Ai sugjeroi dy mënyra për të dalë nga kjo situatë, e para, që nënkryetarët të votohen në paketë dhe e dyta, që partitë të bien dakord për zgjedhjen e tyre përmes marrëveshjes politike.

“Problemi këtu është si ka ndodhë kjo situatë, e ka rrjedhojën nga agresioni i Banjskës, momenti kur ka ndodhur atëherë është ndërruar diskursi i VV-së, nuk janë konsideruar ashtu siç i kemi konsideruar në më parë, nuk ka pasur kurrë problem, kontituimi i parlamentit përveç se është një institucion themelore i vendit procedura është ceremoniale, dhe për të dalë nga ko situatë, unë i kam dy mendime. E para është që nënkryetarët të votohen në paketë dhe e dyta duhet të merren vesh”, ka deklaruar Kryeziu në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit