-11.6 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

Ish-gjyqtari i Kushtetueses ia “sqaron” Kusarit aktgjykimin e fundit për nënkryetarin nga radhët e komuniteti serb

- Advertisement -

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetueses, Kadri Kryeziu e ka quajtur të gabuar deklaratën e Mimoza Kusarit në lidhje me atë ku tha se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e lejon Kryesinë të vazhdojë punën edhe nëse nuk zgjidhet nënkryetari nga komuniteti serb.

Ai ka thënë se aktgjykimet e Kushtetueses janë të qarta, dhe se Kuvendi mund të vazhdojë punën vetëm në rastin kur partia që ka të drejtën e nominimit për nënkryetar nuk e shfrytëzon këtë të drejtë.

“E dëgjova me kujdes deklarimin e znj. Mimoza Kusari Lila në TeVe1. Ajo tha se Kuvendi nuk do të bllokohet, sepse aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e lejon Kryesinë të vazhdojë punën edhe nëse nuk zgjidhet nënkryetari nga komuniteti serb. Këtu, fatkeqësisht, zonja gabon. Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë të qarta: Kuvendi mund të vazhdojë punën vetëm në rastin kur partia që ka të drejtën e nominimit për nënkryetar nuk e shfrytëzon këtë të drejtë. Por nëse Lista Serbe propozon kandidatë dhe ata nuk marrin shumicën e nevojshme të votave, procesi nuk konsiderohet i përfunduar. Do të doja të ishte ndryshe, por kjo është situata juridike reale”, ka shkruar Kryeziu.

Po Kryeziu ka nënvizuar edhe Kusari ka të drejtë në një pikë e që është se LVV nuk mund të detyrohet të votojë “pro”.

“Nga ana tjetër, znj. Kusari ka të drejtë në një pikë thelbësore: LVV nuk mund të detyrohet të votojë “pro”.. E drejta e propozimit nuk garanton vota për kandidatin e propozuar. Këtë e pamë qartë gjatë vitit 2025, kur partitë e tjera nuk i dhanë votat kandidatit të LVV-së për Kryetar të Kuvendit, edhe pse LVV-së i takonte ekskluzivisht e drejta e nominimit. I njëjti parim vlen edhe tani, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan ndër të tjera ai.

Tutje ai shkruan se “Nuk ekziston asnjë mekanizëm kushtetues që mund t’i detyrojë deputetët të votojnë për një kandidat që nuk e duan si nënkryetar Kuvendi nga radhët e komunitetit serb. Kjo na kthen sërish te përfundimi i vetëm realist: çdo bllokadë e mundshme në konstituimin e Kuvendit është problem politik, jo juridik”.

Të ngjashme

Të fundit