2.3 C
New York
Monday, December 1, 2025

Buy now

Ish-gjenerali i FSK’së aderon në LDK

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, për të cilin njoftoi se ishte edhe komandant i brigadës 123 të UÇK’së gjatë kohës së luftës.

“Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret një nga figurat më të shquara të mbrojtjes sonë kombëtare: Gjeneral Major Gëzim Hazrollin – ushtarakun që në luftë udhëhoqi me guxim, në paqe shërbeu me përkushtim, dhe në shtet ndërtoi me urtësi.

Në vitet vendimtare të çlirimit, si Komandant i Brigadës 123, të UÇK-së, ai ishte ndër njerëzit që mbajtën vijën e frontit – me përgjegjësi dhe me sakrificë. I qetë në vendimmarrje, i saktë në udhëheqje, i palëkundur në detyrë. Prej atyre burrave që i kanë dhënë peshë fjalës komandant”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.

“Nga viti 2009 deri në maj 2025, në pozitat më të larta drejtuese të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ai ishte pjesë e çdo procesi kyç të modernizimit: ngritja e kapaciteteve luftarake, profesionalizimi i trupës, ndërtimi i standardeve që sot e lidhin ushtrinë tonë me partnerët euroatlantikë”, vijon përshkrimin ai.

 

Të ngjashme

Të fundit