Ish-gazetari britanik Brendan Paddy, ka shpërndarë një video të një qyteti në Ukrainë, i cili është çliruar nga forcat ruse dhe e ka krahasuar atë me ngjarjet e vitit 1999 të Kosovës.
Fjala është për qytetin e Khersonit, i cili është në luftë më shumë së tetë muaj.
“Kjo më jep mua kthimin në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy në rrjetin social Twitter.
Këtë ditë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si një ditë historike rikthimin e forcave të tij në qytetin juglindor të Khersonit.
Ani pse, përmendi se rusët kishin shkatërruar të gjithë infrastrukturën atje.