4.5 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Ish-futbollisti i njohur, Shevchenko, shfaq zemërgjerësinë: Do të strehoj disa fëmijë refugjatë në shtëpinë time

- Advertisement -

Ish sulmuesi i famshëm i Chelseas dhe Milan, Andriy Shevchenko nuk është ndalur duke folur për popullin e tij ukrainas që nga dita e parë e fillimit të pushtimit të agresorit rus ndaj Ukrainës. Ai tani ka njoftuar se do të marrë disa fëmijë refugjatë në shtëpinë e tij në Londër dhe gjithashtu do të ndihmojë në sjelljen e 150 personave në Mbretërinë e Bashkuar.

Miliona njerëz janë duke u detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Ukrainë pas sulmeve të shumta të Rusisë me urdhër të presidentit, Vladimir Putin. Por, Shevchenko tani ka vendosur që të hap dyert e shtëpisë së tij për disa fëmijë refugjatë dhe ka njoftuar se ka synim të gjej strehim edhe për 150 të tjerë.

Ai gjatë një interviste për ITV ka thënë se: ”Isha duke pritur për rregullat e qeverisë britanike dhe tani është fare e qartë… Unë kam punuar me ambasadorin e Ukrainës këtu dhe më pas kam disa miq që duan të ndihmojnë dhe ne do të marrim 150 refugjatë këtu dhe do t’i vendosim ata, në zona të ndryshme dhe do të marr disa fëmijë në shtëpinë time.”

Ky vendim i tij vjen pasi që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka nisur një skemë “Shtëpi për Ukrainën”, e cila do të përfshijë njerëzit që strehojnë refugjatë dhe do të marrin një tarifë prej 350 funte në muaj.

Ai ndër të tjera është shprehur shumë i mërzitur për sulmet ruse që janë duke i bërë edhe tek spitalet e fëmijëve, duke shtuar se nuk munda ta duroj këtë.

”Unë jam baba i katër fëmijëve dhe nuk dua që unë të shoh imazhe të fëmijëve që vdesin, bombat që shkojnë në spitalin e fëmijëve, nuk mund ta duroj këtë. Unë nuk mendoj se asnjë person në botë mund ta përballojë këtë,” shtoi ai.

45-vjeçari që nga fillimi ka qenë një ndër figurat publike më të famshme në Ukrainë që nuk është ndalur në përkrahje të popullit dhe vendit të tij për shkak të ngjarjeve të fundit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit