Chelsea duhet të provojë dhe ta transferojë mesfushorin Granit Xhaka në këtë afat veror, këtë këshillë ia ka dhënë Chelseas ish lojtari Frank Leboeuf.
Shqiptari që përfaqëson Zvicrën u largua nga Anglia vetëm verën e kaluar, pasi kaloi shtatë vite te Arsenali duke bërë afro 300 paraqitje.
Mirëpo, Leboeuf ka këshilluar Chelsean ta marrë 31-vjeçarin ngase është i duhuri për ta ngritur nivelin e skuadrës.
“Po iu them personi që Chelsea duhet ta transferojë është Granit Xhaka. Është shumë impresionues dhe Chelsea duhet ta transferonte kur u largua nga Arsenali”.
“Ka qenë fenomenal për Zvicrën në Evropian dhe lojtari më i mirë i sezonit te Leverkuseni, i përshtatet Chelseas shumë mirë, praktikisht në mesfushë pranë Enzos dhe Caicedos”.
“Ai mund të jetë pjesa e munguar e enigmës për Chelsean”, tha ai.
Chelsea ndërkohë aktualisht është i fokusuar në transferimin e një qendërsulmuesi, megjithatë shkaku i Evropianit ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje konkrete.
Dëshira e madhe mbetet Victor Osimhen, mirëpo Napoli nuk po pranon ta shet nën 130 milionë euro, me “Blutë” që e vlerësojnë si shifër e madhe për nigerianin.