25.6 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Ish-fotografi i Thaçit: Rubin na rikujtoi vitet kur presidenti punonte shumë që Kosova të bëhej shtet

- Advertisement -

Ish-fotografi i presidentit Hashim Thaçi, Astrit Ibrahimi, ndau një set fotografish nga një vizitë e Thaçit në Kështjellën e Rambouillet, pikërisht në ditën kur James Rubin dëshmoi gjerë e gjatë për rolin vendimtar të ish-presidentit kosovar gjatë luftës në Kosovë.

Ibrahimi solli në publik disa fotografi të papara më herët, nga një vizitë që kishte pasur bashkë me Hashim Thaçin në Rambouillet, aty ky delegacioni nga Kosova kishte pranuar propozimin e ofruar nga SHBA-ja, ngjarje kjo që ishte pararendëse e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe.

“Sot James Rubin, mik i Kosovës dhe Presidentit Thaçi na rikujtoj vitet e Rambouillet, kur Thaçi punonte ngushtë që të bëhej Kosova shtet. E une e kujtova një vizitë që kam pasur vite më vonë bash në Kështjellën e Rambouillet, kur historia shkruhej. Kaluam pak orë bashkë në atë kështjellë dhe dëgjoja nga ai vetë për dramën politike por edhe personale për të cilën sot deshmoi Rubini”, shkroi Ibrahimi në Facebook.

Vetë Rubin e përmendi rolin bashkëpunues të Hashim Thaçit gjatë kësaj konference, duke treguar se si ai e shtynte UÇK-në drejt SHBA-së dhe Perëndimit.

Të ngjashme

Të fundit