14.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Ish e fejuara e Liam Payne pas vdekjes së tij: E dija që në një moment do të ndodhte diçka e keqe

- Advertisement -

Maya Henry, ish e fejuara e yllit të ‘One Direction’, Liam Payne, ka folur pas vdekjes tragjike të këngëtarit.

Modelja 23-vjeçare, e cila kohët e fundit kishte ndërmarrë hapa ligjore kundër Payne, thuhet se është tronditur pas marrjes së lajmit shkatërrues.

“Pasi u ndamë, ai më dërgonte mesazhe duke më thënë nuk jam mirë. Ai gjithmonë ‘luante’ me vdekjen, duke thënë do të vdes.”

23-vjeçarja tha se i shihte mesazhet si një “taktikë manipuluese” për ta bërë të ndihej keq për faktin se ata nuk ishin më bashkë.

“Ai gjithmonë më thoshte më vjen keq për gjithçka që kam bërë. Nuk mund të jetoj më, e shihja si një përpjekje të tij për të më traumatizuar. E njihja stilin e jetës së tij dhe e dija që në një moment do të ndodhte diçka e keqe. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë në rregull, ai po i thotë këto gjëra, unë duhet ta ndihmoj, sepse nëse nuk e bëj dhe ndodh diçka e keqe nuk e di a do ta përballoj”, theksoi ajo.

Ndërsa hetimet vazhdojnë për vdekjen misterioze, deklarata e Henyt shënon pranimin e parë publik të vdekjes së Payne nga dikush në rrethin e tij të ngushtë.

Rrethanat rreth rënies tragjike të Payne janë ende nën hetim, por ky zhvillim i papritur ka hedhur një hije mbi ditët e tij të fundit, veçanërisht duke marrë parasysh çështjet e pazgjidhura mes ish-çiftit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit