Grimes ka shkaktuar hutim tek fansat e saj pasi zbuloi një tatuazh të ri në fytyrë, dhe shumë prej tyre thanë se i ngjan një infeksioni kërpudhor.
Këngëtarja 37-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher, publikoi të mërkurën në Instagram një ‘selfie’ pa grim për të treguar për herë të parë tatuazhin e ri
Tatuazhi me formë rrethore është dizajnuar të duket si një shenjë ose plagë, kalon përmes vetullës dhe syrit të saj të majtë.
Ajo shpjegoi se ishte përgatitur prej një dekade për të bërë një tatuazh në fytyrë, duke shprehur admirimin për punën e artistit të tatuazhit, në të cilën pa “bukuri të vërtetë” dhe “inovacion”.
Megjithatë, Grimes – e cila ka tre fëmijë me Elon Musk – pranoi se dizajni i imët dhe i lehtë nuk ishte vënë re nga miqtë dhe familjarët e saj.
“Kalova rreth dhjetë vjet duke u përgatitur emocionalisht për një tatuazh në fytyrë, por mesa duket vizatoja aq shpesh në fytyrë saqë askush nuk e vuri re — as prindërit e mi, madje as pas videos, lol”.
“Gjithsesi, mendoj se @glyphomancer po krijon diçka me të vërtetë të re dhe novatore me punën e saj, sidomos me tatuazhet në fytyrë — ka një bukuri, delikatesë dhe inovacion të vërtetë këtu sipas mendimit tim. Ndihem sikur tatuazhet po kalojnë një periudhë rilindjeje të çmendur që aktualisht nuk vlerësohet sa duhet”.
Ajo shtoi gjithashtu:
“Më falni për foton e çmendur — duhej të gjeja një pa grim që të mos dukej bluja”.
Megjithatë, ndjekësit e saj mbetën të ndarë për tatuazhin, dhe shumë prej tyre komentuan duke e krahasuar me “ringworm” (një infeksion kërpudhor në formë rrethore) ose plagë në fytyrë.
Të tjerë nuk mund ta dallonin fare tatuazhin dhe madje menduan se ishte një shaka ose dizajn i dështuar.







