Michelle, ish-e dashura e banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihajt, ka bërë një kërkesë të pazakontë në rrjetet sociale për publikun shqiptar.
Ajo kërkon ndihmë për të kuptuar se çfarë po ndodh me ish-partnerin e saj brenda shtëpisë së famshme, pasi nuk flet gjuhën shqipe.
Në një video të publikuar, Michelle shpjegoi se po kërkon një shqiptar që flet italisht rrjedhshëm dhe që e ndjek reality shoun, i cili do të mund ta përkthejë çdo gjë që bën Klodi.
Foto: X
“Kërkoj dikë që mund të më tregojë gjithçka për ish-in tim, pasi nuk kuptoj asnjë fjalë nga ajo që ndodh brenda Big Brother Kosova”, tha ajo.
Kërkesa e saj konfirmon lidhjen e mëparshme mes saj dhe Klodit, duke bërë të qartë se ajo është e interesuar të dijë për jetën dhe veprimet e tij brenda shtëpisë, pavarësisht ndarjes.
Michelle shtoi se dëshiron të krijojë miqësi me ndjekësit shqiptarë që mund ta ndihmojnë, duke e bërë kërkesën jo vetëm një kërkim informacioni, por edhe një mënyrë për të lidhur me publikun.
Ende mbetet për t’u parë nëse dikush do të marrë iniciativën për ta ndihmuar Michelle dhe për ta mbajtur të informuar për Klodin brenda Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/







