16.1 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Ish-drejtori i CIA-s: Hamasi duhet të shkatërrohet, nuk bën negociata

- Advertisement -

Ish-drejtori i CIA-s, David Petreaus në një intervistë për Euronews Albania ka folur në lidhje me luftën Izrael-Palestinë që filloi më 7 tetor, ku ka marrë qindra jetë njerëzish, mes tyre dhe fëmijë.

Ai theksoi se Hamas duhet të shkatërrohet ndërsa shtoi se Izraeli duhet të dalë me një plan pas lufte.

Petreaus e cilësoi Hama sis një grup që nuk është në gjendje të bëjë negociata e as të pajtohet.

“Ajo që duket e qartë është se shpërqendrimi nga Hamas pasi Izraeli i kishte krijuar kushtet me forcë ajrore dhe me drone, duhet të shkonin shtëpi më shtëpi në përpjekje për të shkatërruar një armik. Unë bie dakord me lidershipin e Izraelit se Hamas duhet të shkatërrohet. Ky është një grup ekstremist, nuk janë në gjendje për të bërë negociata e as për t’u pajtuar. Ata duhet të shkatërrohen”, ka theksuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit