3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Ish-drejtoresha e KEK-ut pranon se ka blerë banesë që ishte në pronësi të KEK-ut, në vlerë 13 mijë euro

- Advertisement -

Ish-drejtoresha e KEK-ut, Pranvera Dobruna, ka pranuar para Komisionit Komisioni Hetimor Parlamentar se e ka privatizuar një banesë që ishte në pronësi të KEK-ut. Por ajo deklaroi se e ka blerë para luftës dhe sipas ligjit.

Anëtari i Komisionit Hetimor nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci e ka pyetur Dobrunën nëse ka marrë banesë nga KEK-u.

E kam për juve zëvendësdrejtoreshë nëse bën të më përgjigjeni? A keni marrë banesë ju nga KEK-u, a e keni shfrytëzuar dhe në fund a e keni kthyer apo e keni blerë”, ka pyetur Bajqinovci.

Ish-drejtoresha e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Pranvera Dobruna tha se kjo është pyetje tendencioze, por ka pranuar se e ka privatizuar këtë banesë të mbi 100 metrave katror me vlerë vetëm 13 mijë euro.

“Po e kam privatizuar në vitin 2013 dhe vlera ka qenë 12-13 mijë euro”, është përgjigjur ajo.

Bajqinovci ka vazhduar edhe më tej me pyetje për ish-menaxhmentin, ku kërkoi detaje nëse ka pasur persona që nuk kanë punuar në KEK, por kanë marrë banesë.

Dobruna: Unë kam marrë banesë para luftës.

Bajqinovci: A e keni blerë pastaj?

Dobruna: Po e kam blerë si të gjithë, por para luftës kam marrë banesë.

Bajqinovci: Sepse në një listë të cilën e kemi poseduar janë mbi 40 drejtorë dhe desha të dijë saktësisht se ju a keni shfrytëzuar dhe a keni blerë pas lufte?

Dobruna: Të gjithë që i kanë shfrytëzuar banesat edhe ata që e kanë marrë para luftës edhe ata pas luftës e kanë blerë sipas ligjit.

Bajqinovci: A ka njerëz që nuk kanë punuar në KEK e që kanë marrë banesë?

Krasniqi: Unë për vete nuk jam në dijeni që dikush jashtë KEK-ut ka marrë banesë, por e di që zakonisht ka qenë menaxhmenti që ka marrë një mendim të bordit, pasluftës po flas, paraluftës nuk kam informatë”, janë përgjigjur ata në pyetjet e Bajqinovcit.

Ish-menaxhmenti i KEK-ut për periudhën 2006-2008 kanë raportuar para Komisionit Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Ata janë pyetur nga deputetët e pozitës e opozitës për blerjen e banesave që ishin në pronësi të KEK-ut dhe importimin e energjisë dhe kompetencave që ka pasur Korporata Energjetike e Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit