10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ish-diplomati serb: Sanksionet evropiane për Kurtin pa efekte serioze

- Advertisement -

Ish-diplomati serb, Zoran Millivojeviq pretendon se lista e propozuar e masave të Komisionit Evropian ndaj Kosovës nuk do të ketë ndikim serioz për kryeministrin Albin Kurti dhe siç thotë ai, më së shumti që mund ta dëmtojë atë është mobilizimi i opozitës së dobët në Kosovë, raporton media ruse në gjuhën serbe “Sputnik”.

Millivojeviq ka thënë se sanksionet e paralajmëruar ndaj Kosovës janë masa diplomatike dhe politike që nuk mund të prodhojnë efekt serioz, sepse, sipas fjalëve të tij, Kurti nuk do të heqë dorë nga strategjia për të fituar kontrollin mbi veriun e Kosovës “përmes përdorimit të forcës”.

“Përndryshe, Kurti në një bisedë me kryetaren e KE-së Ursula von der Leyen ka thënë se do të tërheqë policinë në faza në varësi prej situatës në terren. Masat e propozuara mund të shkaktojnë lëvizje të brendshme në Kosovë, mobilizim të opozitës me qëllim të dobësimit të Kurtit, i cili ka shumicën në elektorat”, pretendon Millivojeviq, transmeton Paparaci.

Ai ka shtuar se “fakti që nuk do të ketë kontakte me zyrtarë evropianë, apo se çështja e stabilizim asociimit do të ngadalësohet, nuk ka ndikim tek Kurti”.

“Kurti nuk është i interesuar për këtë, madje edhe sanksionet financiare në afat të shkurtër nuk mund të prodhojnë ndonjë efekt serioz. Kurti mund të ndikohet vetëm nga vullneti politik, vendimi për të vënë në funksion të plotë KFOR-in, për të larguar të gjitha forcat policore dhe të tjera që nuk kanë vend në Kosovë dhe të vendosë kontroll të plotë të sigurisë, që është përgjegjësi e tij”, shpreh Millivojeviq dëshirën e shefit të tij Vuçiq.

Ai thotë se “kryetarët e komunave në veri duhet të tërhiqen, në mënyrë që ky tregim të përfundojë plotësisht dhe që EULEX-i të parandalojë “represionin ndaj serbëve”, i cili, sipas tij, “mund të prodhojë njëfarë stabilizimi në veri të Kosovës, dhe komunitetet serbe në jug”.

“Serbët me siguri nuk do të heqin dorë nga rezistenca e tyre, ata do të insistojnë për Asociacionin, sepse nuk kanë garanci të tjera dhe prandaj pjesëmarrja në zgjedhje nuk është reale pa formimin e Asociacionit”, pretendon Millivojeviq.

Sipas tij, duhet pasur parasysh se “Beogradi nuk i kontrollon serbët në Kosovë” dhe se “nuk ka ndërmend të parashikojë se si do të sillen”.

“Serbët nuk do të heqin dorë nga rezistenca e tyre dhe Beogradi nuk do të heqë dorë nga mbështetja e tyre për serbët, dhe kjo duhet të merret parasysh. Beogradi nuk do të heqë dorë nga Asociacioni, i cili në kuptimin politik duhet të jetë parakusht dhe garanci për mbijetesën e tyre”, ka përfunduar Millivojeviq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit