Home Lajme Botë Ish-diplomati norvegjez: Urdhri i Izraelit për evakuim e palestinezëve është krim lufte

Ish-diplomati norvegjez: Urdhri i Izraelit për evakuim e palestinezëve është krim lufte

0
Ish-diplomati norvegjez: Urdhri i Izraelit për evakuim e palestinezëve është krim lufte

Jan Egeland, ish-diplomat norvegjez që ishte i përfshirë në Akordet e Oslos, marrëveshje të arritura më 1993 mes Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës, dhe që i kishte lehtësuar bisedimet mes palestinezëve e Izraelit, i tha Radios BBC 4 se urdhri i Izraelit për evakuimin e banorëve nga veriu i Gazës është transferim i njerëzve me forcë, që konsiderohet krim lufte sipas Konventës së Gjenevës.

Egeland, tash sekretar i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez për Refugjatë, shtoi se nuk ka mënyrë praktike për t’iu afruar katastrofës humanitare që po ndodh në Gaza, raporton televizioni BBC.

“Ka shumë fëmijë nën rrënoja që askush nuk mund t’i nxjerrë… dhjetëra mijëra njësi banimi të shkatërruara ose të pabanueshme… mijëra njerëz duke ikur për jetën e vet”- tha ai.

Ish-diplomati norvegjez thotë se shkalla e krizës në Gaza nuk mund të kuptohet ende plotësisht nga Perëndimi.

“Britania e Madhe, ShBA-ja e BE-ja kanë thënë me të drejtë se janë me Izraelin në luftimin e terrorit. Shpresoj që ato nuk e kanë dhënë dritën e gjelbër për të shtypur një milion fëmijë”- shtoi ai.

Exit mobile version