Ish-diplomati Blerim Canaj ka thënë se të gjitha veprimet e deritanishme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti janë disi kokë më vete.
Canaj ka thënë se hapja e Urës së Ibrit duhet të bëhet në kooridimin me partnerët dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Ish-diplomati tha se i’a dëshiron edhe tri mandate kryeministrit Kurti, nëse ky i fundit e hap Urën e Ibrit i vetëm, pa bashkëpunim me partnerët.
“Kam përshtypje që sikur të gjitha veprimet e deritanishme të Kurtit, edhe ky veprim dëshiron të bëhet disi kokë më vete, posaçërisht në periudhën kur është arrritur që Kosova nga një faktor paqeje në Ballkan të bëhet çështje e sigurisë madje, për shkak sepse tani po shifemi si të tillë nga Bashkësia Ndërkomëtare dhe nuk e besoj që është krijuar momentumi që do të ndodh diçka e tillë, po mendoj në momentumin politik”, tha Canaj.
Tutje, Canaj theksoi se disa çështje duhet të bëhen në koordimin me Partnerët Ndërkombëtar për shkak se ata janë garantuesit e sigurisë.
Madje Canaj tha NATO, përkatësisht KFOR-i duhet t’a jap mendimin pro apo kundra hapjes së Urës së Ibrit.
“I’a dëshiroj edhe tri mandate nëse Kurti e hap Urën i vetëm këtë vit, janë disa çështje të cilat bëhen gjithmonë në koordimin me partnerët dhe Bashkësinë Ndërkomëtare, për shkak se tek e fundit ata janë garantuesit e sigurisë dhe ura shihet si diçka e tillë, që do të thotë Partnerët Ndërkombëtar dhe NATO, përkatësisht KFOR-i janë ndoshta pjesa më e rëndësishme e cila mund ta japin mendimin pro apo kundra hapjes së Urës”, deklaroi Canaj.
Canaj ka folur edhe për rastin e presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku sipas presidencës në Aeroportin e Shkupit është tentuar t’i merrret telefoni personal nga një pjestarë i sigurimit.
Ai këtë veprim e ka quajtur skandal.
Canaj theksoi se ky rast mund të jetë edhe një qëllim politik, teksa shtoi se mund të jetë edhe një frustrim nacionalist i punëtorit të sigurisë.
“Në qoftë se është lajmëruar me të gjitha këto detaje dhe ka ndodhur atëherë mund të jetë një qëllim politik, për shkak se ajo ka mundur të jetë edhe ndoshta frustrim nacionalist i një punëtori të sigurisë aty, mirëpo tani ne mund të aludojmë për shkak se i kemi një Qeveri totalisht pro serbe, VRMO së bashku me VLENI-in”, ka thënë Canaj