![Ish-diplomati amerikan: Blinken me të drejtë është zemëruar me Kurtin, kjo është dëshmi e përkeqësimit të raporteve ShBA-Kosovë Ish-diplomati amerikan: Blinken me të drejtë është zemëruar me Kurtin, kjo është dëshmi e përkeqësimit të raporteve ShBA-Kosovë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot_20230602-114020_Chrome.jpg)
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Fried ka thënë se se situata e krijuar në veri të Kosovës i ka rrënjët tek mospranimi nga Serbia i realitet të pakthyeshëm të pavarësisë së Kosovës, por se përgjegjësia për vendimarrjen që çoi në incidentet e fundit rëndon mbi Kosovën.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Fried ka thënë se Uashingtoni ka të drejt të jetë i zemëruar me qeverinë e Kosovës dhe se qëndrimet e fundit të Shteteve të Bashkuara dëshmojnë për thyerjen më të madhe në raportet e saj me Kosovën.
“Mendoj se Shtetet e Bashkuara synonin të tërhiqnin vëmendjen e qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj, çka do të thotë se ishin seriozisht të zemëruar. Dhe unë mendoj se ata kishin arsye për këtë. E njoh sekretarin Blinken, e njoh prej 30 vitesh. Ai është një person i mençur. Mendoj, dhe me sa di unë, ai kishte arsye të ishte i zemëruar nga veprimet e qeverisë së Kosovës”, tha Fried një diplomat karriere me një përvojë prej disa dekadash në Departamentin e Shtetit.
Ai shtoi se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë mënyra për t’i përmirësuar gabimet fillestare.
“Qeveritë bëjnë gabime dhe shpresoj, që në njëfarë niveli dhe ndoshta në të gjitha nivelet, qeveria e Kosovës do ta pranojë këtë, por është një periudhë e vështirë. Në të njëjtën kohë, kjo nuk do të ndryshojë faktin se Serbia duhet të përballet me realitetin”, tha ai.