Anëtarja e NISMA-së, Xhevahire Izmaku duke folur për Gjykatë Speciale, ka kërkuar nga ShBA’të që të përkushtohet më shumë në gjykimin që po i bëhet ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.
Izmaku e cila sa ishte deputete e PDK-së kishte votuar pro kësaj Gjykate, u shpreh e penduar dhe nuk do ta votonte po ta dinte këtë epilog.
“Po flas për aspektin që Kosova është dashtë me iu përgjigjë pozitivisht ndoshta një besimi. Se na jemi duke i besu drejtësisë ndërkombëtare, ia kemi jap mundësinë me dëshmu që UÇK e ka pas një luftë të pastër edhe në këtë drejtim është kërku ky besim ndërkombëtarë nga shtetet të cilat na kishin ndihmu mu çliru dhe me kriju një shtet demokratik. Pra konkretisht vota jonë është kërku nga ShBA që unë i kam besu dhe i besoj edhe sot, mirëpo sot kisha dashtë me pas një përkushtim edhe të atyre me pa se kujt po i jep llogari kjo gjykatë se u bë një monstrum politik edhe unë nuk po e shoh që nuk po I jep as organeve të drejtësisë kosovare e as Gjykatës Kushtetuese, por unë nuk e shoh as edhe një organizëm ndërkombëtarë që merret së paku me i pa procedurat se cka po ndodhë”, tha Izamku.
Me ditë këtë epilog, kurrë nuk e kisha votuar”, tha Izmaku ndër të tjera.