8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ish-deputetja e PDK-së demanton Kurtin për Zajednicën: Kryerrenc, nuk e kam votuar, isha jashtë vendit

- Advertisement -

Ish-deputetja e PDK-së, Sala Berisha-Shala, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili nga foltorja e Kuvendit, ka thënë se bashkëshortja e deputetit Ferat Shala, në vitin 2013 kishte votuar pro marrëveshje së Brukselit, në të cilën është edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ajo ka thënë se në atë kohë nuk ka qenë fare në Kuvend, por në një udhëtim zyrtar jashtë shtetit.

“Sqarim për opinionin publik! Në prill te vitit 2013, kam qenë jashtë vendit! Nuk kam pas mundësi me votu.. Ky far kryeministri(kryerrenci ) sapo e lëshoj edhe një rrenë të radhës! (nê këto orë të vona sigurisht që edhe flet përçartë/jerum)”, ka shkruar Berisha-Shala në Kuvend.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit