15.3 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Ish-deputetja e PDK-së: Arian Tahiri është fitues moral

- Advertisement -

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili Ahmeti, ka thënë se kandidati i kësaj partie për Mitrovicë, Arian Tahiri, është fitues moral i mobilizimit të madh dhe i shpresës për të ardhmen.

“Mosfitorja e PDK-së në Mitrovicë, nuk është mosfitore e z.Arian Tahirit. Dhe as fitorja e LVV-së nuk është fitore e z.Albin Kurtit, por është fitore e z.Faton Pecit, dhe këtë të fundit e uroj përzemërsisht dhe i dëshiroj qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët e Mitrovicës”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Ariani është fitues moral i mobilizimit të madh dhe i shpresës për të ardhmen.

Ariani e dëshmoi, siç e dëshmoi politika e Kadri Veselit, se bashkimi dhe uniteti i bëjnë ballë sfidave sado të mëdha.

Mosfitorja e PDK-së në Mitrovicë, nuk është mosfitore e z.Arian Tahirit. Dhe as fitorja e LVV-së nuk është fitore e z.Albin Kurtit, por është fitore e z.Faton Pecit, dhe këtë të fundit e uroj përzemërsisht dhe i dëshiroj qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët e Mitrovicës!

Sepse Mitrovica jonë, është e para

Të ngjashme

Të fundit