“Nga ana tjetër, duket se edhe Milorad Dodik mund të përfitojë diçka politikisht nga bojkoti i vizitës së kryeministrit Kurti në Bosnje dhe Hercegovinë”.
“Është e qartë se nga këto dy manovra politike, njëra në kuvend, e tjetra në rajon, Kosova nuk përfiton asnjë gjë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Postimi i plotë:
Lista Serbe duhet të falënderojë Glauk Konjufcën për disa pikë elektorale që ai, në mënyrë të tërthortë, u ka dhuruar.
Nga ana tjetër, duket se edhe Milorad Dodik mund të përfitojë diçka politikisht nga bojkoti i vizitës së kryeministrit Kurti në Bosnje dhe Hercegovinë.
Është e qartë se nga këto dy manovra politike, njëra në kuvend, e tjetra në rajon, Kosova nuk përfiton asnjë gjë.
LVV asnjëherë nuk arriti të kombinojë populizmin e vet me politika të qendrueshme.