Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë se partia e kryeministrit Albin Kurti ka marrë nga Devollët 30 milionë euro, prandaj është e pasinqertë politikisht që t’i fyesh oligarket dhe në të njëjtën kohë t’i marrësh para.
Siç ka thënë ai, gjatë kohës kur Topalli ka folur kundër Devollëve, Bojken Abazi, me thoshte mbylle gojen.
“Në vitin 2014 kam qenë duke e mbajtur një fjalim kundër Devollëve, e Bojken Abazi, siç me kanë tregu njerëzit që kanë qenë aty, ka thanë o Faton mbylle gojën, sepse i kanë marrë 30 milionë euro prej Devollve, prandaj nuk është e sinqertë njërën anë i sulmon e në anën tjetër i merr paratë kjo është politikë e pasinqertë. Lenë punën e oligarkëve sepse, qyky kryeministër që po e përmendni, ka marrë pare nga ta”, tha Topalli për Kanal10.