17.9 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

Ish-deputeti: Të nderohen me urdhra të lartë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

- Advertisement -

Nga podiumi i protestës në Tiranë, ish-deputeti i PD Azgan Haklaj i ka bërë thirrje presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të nderojnë me titujt më të lartë shtetërorë katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Haklaj propozoi që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të nderohen për kontributin e tyre në luftën për liri, duke theksuar se një gjest i tillë do të kishte mesazh të fortë kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Dua t’ju bëj një propozim publik se, përveç thirrjeve, duhen edhe akte konkrete. I propozoj presidentit Begaj që djemtë që ndodhen në Hagë të nderohen me Urdhrin e Flamurit. I propozoj presidentes Vjosa Osmani t’i nderojë me titullin më të lartë që ia jep Kushtetuta, si dhe Këshillit Kombëtar të Malit të Zi dhe atij në Preshevë”, deklaroi Haklaj.

“Kjo do të ishte një mënyrë për t’i treguar botës mbarë se jemi një komb”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit