Ish-deputeti i VV-së: Zgjedhjet e reja do të jenë sfidë për VV-në, do të përballen me Osmanin dhe s’do ta kenë diasporën

- Advertisement -

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasollli, ka paralajmëruar vështirësi për VV-në në zgjedhjet e reja.

Ai ka bërë me dije se këto zgjedhje do të jenë një sfide për Lëvizjen Vetëvendosje në raport me rezultatin që e ka siguruar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar për pengesat tjera të VV-së në këto zgjedhje.

“Mbetet te shihet se cili do te jete fati kushtetues i dekretit te Presidentes Osmani per shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, nese ky i fundit e kalon nje test te tille, atëherë zgjedhjet e jashtëzakonshme do te mbahen muajin tjetër. Dhe nuk ka dyshim se ato do te jene një sfide për Lëvizjen Vetëvendosje ne raport me rezultatin siguruar me 28 dhjetor”, ka shkruar ai, duke treguar oponentët kryesor të VV-së.

“Kjo parti do te futet ne kete beteje tashme ne armiqësi të hapur publike me Vjosa Osmanin. Po ashtu, pa entuziazmin festiv te diasporës sikurse se ne zgjedhjet fundit. Dhe me kryesorja, se kur i konvenon politkisht deputetët e saj, jo qe i presin duart sic zotoheshin, por jane ne gjendje ta votojnë pa asnje hezitim përfaqësuesin e Listes Serbe ne kryesi te Kuvendit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit