10.4 C
New York
Thursday, December 19, 2024

Buy now

Ish-deputeti i VV-së: Lëvizja Vetëvendosje ka braktisur qëllimet e saj fillestare

- Advertisement -

Ish-deputeti Afrim Kasolli, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për ndryshimet që ka kaluar gjatë viteve, duke theksuar se ka një distancë të madhe midis dokumenteve themeltare të partisë dhe fjalimeve të liderit Albin Kurti në Këshillin e Përgjithshëm.

Kasolli ka theksuar se, edhe pse LVV-ja ka argumentuar pjesëmarrjen në zgjedhje në vitin 2010 duke thënë se do të shtonte vetëm strategjinë dhe mjetet e saj, ai ka potencuar se tashmë ka një braktisje të qëllimeve fillestare të lëvizjes.

“Ndryshimet që kanë ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje, që tash në baza ditore nuk mund të vërehen por nëse bëhet një krahasim ndërmjet dokumenteve themeltare të saj, duke filluar prej manifestit programit të parë të saj politike dhe nëse i krahasojmë vetëm me fjalimet që sot i mban Kurti në këshillin e përgjithshëm vërehet distanca e madhe, dhe ka një braktisje të atyre qëllimeve fillestare pavarësisht faktit që LVV-ja kishte arsyetuar pjesëmarrjen në zgjedhje në vitin 2010 se nuk do t’i braktisë qëllimet por vetëm do të ia shtoj strategjinë edhe mjetet rrugëtimit të saj  politik”, ka deklaruar Kasolli në Debat Analizë.

“Sa mund të ruhen qëllimet kur ndërrohen edhe mjetet?”, ka pyetur tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit