0.8 C
New York
Friday, January 3, 2025

Buy now

Ish-deputeti i VV-së ia rikujton Kurtit protestën kundër privatizimit të KEDS-it: Veç Qeveria ka ndryshu, kontrata mbetet e njëjtë

- Advertisement -

Ish-deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu, ka postuar një fotografi nga protesta kundër privatizimit të KEDS-it, e cila ishte organizuar në tetor të vitit 2012.

Ai ka bërë me dije se edhe 13 vite më vonë nuk ka rrymë, kurse KEDS-i po e vazhdon punën dhe fitimet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sejdiu ka shkruar se ka ndryshuar vetëm Qeveria, kurse kontrata e KEDS-it mbetet e njëjtë.

“Kjo foto u shkrepë 📸 në Tetor 2012 në protesta kundër privatizimit të KEDS-it. 13 vjet ma vonë, ska rrymë! E KEDS-i po vazhdon me bo pare serioze. 🤔 Krejt çka ka ndryshu, është veç Qeveria. Kontrata ka mbetë e njëjtë: fitimi për KEDS-in, reduktime pa fund e fatura t’shtrejta për qytetarë”, ka shkruar Sejdiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit