Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj, ka deklaruar se do t’ia sigurojë një banesë një personi të pastrehë.
Këtë gjest, Dreshaj do ta bëjë pasi e pa një reportazh që fliste për jetën e vështirë të këtij burri.
“Një shok i imi ma dërgoi këtë reportazh për këtë të pastrehë që po e bën gjumin në ambient të hapur në Gurrakoc. E përshëndes nismën e nisur për ofrimin e ndihmës ndaj këtij qytetari”.
“Prandaj, deri sa t’i bëhet një zgjidhje afatgjate, unë e marr përsipër që të paguaj një banesë të mjaftueshme për të në Gurrakoc apo Istog”, ka thënë ai.