0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Ish-deputeti Demaku kundër Speciales: Jam i bindur se aktakuzat janë të fabrikuara

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK-së Fadil Demaku, në një intervistë për TëVë1, ka thënë se dëshmia kundër Thaçit dhe të tjerëve po bëhet për të kriminalizuar luftën e UÇK-së.

Ai ka treguar se edhe ai vetë është përballur me një proces të ngjashëm në atë që njihet si rasti Drenica 2, ku siç thotë ai janë përballur me një dëshmitar të manipuluar dhe se i gjithë procesi ka qenë politik.

“Jam i bindur se aktakuzat janë të fabrikuara të cilat janë përpunuar me qëllim të kriminalizimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ketë mendim e ndërlidhi dhe po kthehem në të kaluarën kur ne vetë ishim në një proces të tillë dhe e përballuam atë për një kohë të gjatë me një dëshmitar krejt të manipuluar me dezinformata të tilla, por ishte një proces politik përmes së cilës ata deshën ta realizonin atë qëllim dhe në fund shërbeu për krijimin e balancave të nevojshme politike në raport me zhvillimet Kosovë-Serbi” – ka thënë Demaku.

Kujtojmë se ish-deputeti Demaku kishe votuar kundër themelimit të Gjykatës Speciale në atë kohë si deputet i PDK-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit