15.3 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Ish-deputeti Danush Ademi u sulmu fizikisht ditën e zgjedhjeve, policia jep detaj

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi, është sulmuar fizikisht ditën e zgjedhjeve.

Sulmi ka ndodhur në fshatin Dubravë të Komunës së Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka dhënë detaje rreth rastit.

“Me datën 12.10.2025, rreth orës 16:30 Fshati Dubravë, Komuna e Ferizajt Policia në Ferizaj ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar personin tjetër,ankuesin – mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit të rastit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar ” Sulm””, ka thënë Veseli, raporton Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit