Siç shpjegoi ai ishte një telefonatë në orët e para të mëngjesit, që mbushi kupën për martesën e tyre.
Telefonata përfshinte Britney Spears, Paris Hilton dhe Lindsay Lohan.
Foto: Britney Spears dhe Kevin Federline / WireImage
Në librin e tij të sapobotuar, “You Thought You Knew”, ish-bashkëshorti i Spears rrëfeu se këngëtarja u jepet përparësi jetës së natës me shoqet e saj, duke pas dore kujdesin për fëmijët.
“Isha në Miami për punë, përpiqesha të qëndroja i përqendruar te angazhimet e mia, dhe mora një telefonatë”, shkruan ish-balerini për një moment që e përjetoi si tepër të vështirë, sipas TMZ.
“Ishin ajo, Paris Hilton dhe Lindsay Lohan në linjë, të dehura keq, më luteshin të shkoja atje. Në sfond dëgjoja Preston dhe Jayden [fëmijët] duke qarë. Duhej të ishte tre ose katër e mëngjesit. Ajo telefonatë ishte pika e fundit”.
Ai potencoi tutje:
“I kisha parë tashmë fotot në tabloide, ato ku ajo shfaqej duke festuar gjithë natën me to, në shtëpinë e Paris Hilton në Malibu”.
“Por kur dëgjova fëmijët tanë duke qarë ndërsa ajo merrej me Zot e di çfarë? Aty u thye gjithçka. Çdo copëz shprese që ruaja thellë brenda vetes, se mund ta rregullonim për hir të fëmijëve, vdiq pikërisht atë natë”.
Foto: Paris Hilton, Britney Spears dhe Lindsay Lohan / GC Images
Federline, tani 47 vjeç, shkruan se Spears, sot 43, “nuk ishte ende e gatshme të ndryshonte” dhe se ai “nuk mund të vazhdonte të priste që ajo ta kuptonte”.
Federline dhe Spears ishin të martuar vetëm për dy vite, kur ajo kërkoi divorcin në nëntor të vitit 2006. Divorci u finalizua në korrik 2007.
Ish-çifti solli në jetë dy djem – Sean Preston në 2005 dhe Jayden në 2006.
Në librin e tij, K-Fed zbulon gjithashtu se një tjetër moment kyç që ndikoi në përkeqësimin e martesës së tyre ishte kur Britney e qëlloi me shuplakë.
Sipas tij, ajo kishte shpërthyer në një “rampë të vërtetë” pasi një nga miqtë e tij kishte sjellë marijuanë në shtëpi.