Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Ledjona Xheladinaj në Top Albania Radio. Ajo ka dhënë mendimin e saj dhe gjithashtu ka analizuar lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Teksa komentoi raportin midis Loredanës dhe Jozit, Ledjona tha se Jozi ka pasur diçka jashtë me Valbonën disa vite më parë dhe se dyshimi i ngritur mbi marrëdhënien e tyre është i vërtetë.
Patjetër që ka diçka më shumë se shok. Që në momentin kur e ka justifikuar Valbona që është shoku i vëllezërve të mi. Pastaj nuk po dinte çfarë po thoshte pas disa ditësh pasi kur gënjen nuk mban mend se çfarë ke thënë. Ata njihen jashtë. Ata kanë qenë të lidhur jashtë shumë kohë më përpara dhe nuk kanë dashur ta thonë aty brenda. Unë mendoj që Jozi kur është futur aty brenda dhe ka parë Valbonën mund ta vazhdonin edhe aty historinë e shumë viteve më parë për të bërë show, por doli Loredana që i pëlqeu më shumë. Më beso që ka për ta pranuar Jozi në vazhdim.