Home Lajme Botë Ish-avokatja e Trumpit pranon fajësinë në çështjen e zgjedhjeve në Gjeorgji

Ish-avokatja e Trumpit pranon fajësinë në çështjen e zgjedhjeve në Gjeorgji

0
Ish-avokatja e Trumpit pranon fajësinë në çështjen e zgjedhjeve në Gjeorgji

Ish-avokatja e Donald Trump, Sidney Powell, është deklaruar fajtore për gjashtë akuza në çështjen e ndërhyrjes në zgjedhjet e Gjeorgjisë.

Powell, e cila bëri pretendime të rreme për rezultatet e zgjedhjeve 2020, arriti një marrëveshje me prokurorët dhe tani do të dëshmojë në gjyq, raporton BBC.

Në këtë rast janë 19 të bashkëpandehur, përfshirë edhe ish-presidentin.

Ajo u përball me akuzat e komplotit për të kryer ndërhyrje të qëllimshme në detyrat zgjedhore.

Në këmbim të dënimit të saj prej gjashtë vitesh me kusht, Powell duhet të dëshmojë me vërtetësi në gjyqet e ardhshme.

Kjo është një fitore e madhe për prokurorët, duke pasur parasysh përfshirjen e saj në luftën e Trumpit për të përmbysur rezultatet zgjedhore të shtetit.

Exit mobile version