Powell, e cila bëri pretendime të rreme për rezultatet e zgjedhjeve 2020, arriti një marrëveshje me prokurorët dhe tani do të dëshmojë në gjyq, raporton BBC.
Në këtë rast janë 19 të bashkëpandehur, përfshirë edhe ish-presidentin.
Ajo u përball me akuzat e komplotit për të kryer ndërhyrje të qëllimshme në detyrat zgjedhore.
Në këmbim të dënimit të saj prej gjashtë vitesh me kusht, Powell duhet të dëshmojë me vërtetësi në gjyqet e ardhshme.
Kjo është një fitore e madhe për prokurorët, duke pasur parasysh përfshirjen e saj në luftën e Trumpit për të përmbysur rezultatet zgjedhore të shtetit.