8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ish-avokati i Popullit: Mosekzekutimi i pagave për grevistët, i paligjshëm

- Advertisement -

Ish-avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka deklaruar se mosekzekutimi i pagës së shtatorit për mësimdhënësit pas grevës në arsim, nga ana e Qeverisë është i jashtëligjshëm.Jashari shton se mosekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me Ligjin mbi grevën.

Sipas tij, Qeveria nuk guxon të shpërfaqë masa disiplinore ndaj grevistëve.“Sipas përkufizimeve edhe detyrimeve që e përcjell ligji mbi grevën, mendoj që nuk ka të drejtë ngase në disa dispozita Ligji për grevat e rregullon këtë çështje dhe vendos kufizime decidive për Qeverinë që në raste të tilla nuk guxon të shpërfaqin masa disiplinore, largime prej pune ose ndëshkime materiale, kështu që është dispozitë goxha kategorike në kuptimin e mbrojtjes që iu ofrohet grevave”, u shpreh Jashari për EO.

Duke folur për këtë çështje, Jashari thotë se Qeveria ka të drejtë ta dërgojë lëndën në Gjykatë, por që shprehet skeptik se një gjë e tillë mund të fitohet karshi grevistëve.

“Besoj që po, mirëpo për mos me ardhë në një situatë të tillë, është një dispozitë tjetër e po këtij ligji e cila e obligon Qeverinë me përcjellë rastin në Gjykatë që kjo e fundit ta vlerësojë nëse greva ka qenë e ligjshme ose e paligjshme, dhe mbi bazën e kësaj pagesat tjera që munden të rrjedhin”, thotë tutje Jashari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit