Ish-anëtarja e grupit muzikor Little Mix, Leigh-Anne po zhvendoset në Greqi dhe do ta ndajë kohën e saj mes Britanisë së Madhe dhe qytetit të Selanikut.
Ky vendim i këngëtares vjen pasi i fejuari i saj futbollisti Andre Grey nënshkroi një kontratë katërvjeçare për skuadrën vendase Aris FC.
Çifti, i cili ka binjakë, pritet të kalojë disa muaj atje çdo vit, ndërsa ai garon në Superligën e Greqisë dhe këtë sezon në kompeticionet evropiane.
“Të qenit jashtë Britanisë së Madhe do t’i japë asaj privatësi shtesë, por ajo do të jetë ende këtu, veçanërisht pasi ajo po përgatitet për të nisur karrierën e saj solo. Megjithatë, të qenurit larg vendit do e ndihmojë atë të bëjë një jetë më normale.”- thonë disa burime për britaniken ‘The Sun’.
Kjo media e përfundon shkrimin e saj duke thënë se Andre tashmë ka shënuar disa gola, që është një shenjë e mirë për qëndrimin e tij atje.