Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Selatin Retkoceri, ka deklaruar duke pohuar se të gjitha fjalimet publike përgatiten nga Dejona Mihali.
Ai është shprehur i habitur sesi Mihali mund të njohë në detaje të gjithë kryetarët e komunave, kandidatët për deputetë dhe anëtarët e bordeve të mëdha, duke sugjeruar se çdo komunikim publik kalon përmes zyrës së saj.
“Nuk e di sesi ka arritur Dejona Mihali t’i njohë në tërësi të gjithë kryetarët, kandidatët për deputetë dhe anëtarët e bordeve të mëdha”.
Për gjithçka duhet me marr vizën e saj, dhe të gjitha fjalimet publike përgatiten prej saj”, deklaroi Retkoceri në Klan Kosova.