0.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Ish-anëtari i KQZ-së: Vetëvendosje është angazhuar në sulmet kibernetike të KQZ-së

- Advertisement -

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për përfshirje në aktivitete që ndërlidhen me goditjen e zgjedhjeve.

Dushi tha sot se sulmet e partisë në pushtet gjatë procesit të zgjedhjeve, e cenojnë rëndë besimin e qytetarëve në proces.

“Sulmet e partisë shtet para, gjatë dhe pas zgjedhjeve ndaj KQZ dhe proceseve që po zhvillohen aty, po e cenojnë rëndë dhe në mënyrë të pakorrigjuar besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor”, ka thënë Dushi.

“Qetësia e pushtetit gjatë fushatës zgjedhore, është treguesi më i mirë se ky subjekt ishte i orientuar dhe angazhuar në “aktivitete” tjera që ndërlidhen me goditjen e procesit zgjedhor – prej sulmeve kibernetike deri te sulmet e militantëve bandit në qendra të numërimit të KQZ-së”, është shprehur Dushi.

Dushi tha se institucionet përkatëse shtetërore duhet t’i dalin në ndihmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i “mundësuar përmbylljen e procesit dhe përpilimin e rezultatit në mënyrë të shpejtë e të drejtë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit