Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, është emëruar të enjten ambasadore e re e SHBA-së në Irak.
Emërimi i saj ambasadore në këtë vend ndodhi në kohën kur Washingtoni dhe Bagdadi po përgatiten të fillojnë bisedimet mbi fundin e mundshëm të koalicionit anti-ISIS në këtë vend.
Jacobsoni së fundmi ishte e ngarkuar me punë të përkohshme në ambasadën e SHBA-së në Etiopi.
Përveç misionit të saj diplomatik në Kosovë, Jacobsoni gjithashtu ka qenë ambasadore edhe në Taxhikistan dhe Turkmenistan.
Ai gjithashtu ishe zëvendës shefe e misionit në ambasadën në Riga të Letonisë dhe ka mbajtur poste në Departamentin e Shtetit dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Emërimi i saj ndodhi në një moment delikat në marrëdhëniet SHBA-Irak, pasi vendet kanë njoftuar se së shpejti do të fillojnë bisedimet zyrtare që mund t’i japin fund pranisë së koalicionit ushtarak anti-ISIS të udhëhequr nga Amerika.
Rreth 2,500 trupa amerikane janë të vendosura në Irak.
Tracey Ann Jacobson ishte ambasadore e Amerikës në Kosovë nga viti 2012 deri në vitin 2015. Pas saj në këtë post erdhi ambasadori Greg Delawie.