0.7 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Ish-ambasadori: Takimi i Biden me Gjuriqin sinjal për intensifikim raportesh, s’është i zakonshëm

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, takimin e presidentit Biden me ambasadorin serb në ShBA, e ka cilësuar si sinjal të intensifikimit të raporteve.

Takimi që ndodhi në Zyrën Ovale, Spahiu tha se nuk është akt i zakonshëm që një president ta takojë një ambasador në atë zyrë, përveç në rastin e dorëzimit të kredencialeve, ashtu siç e priti Bideni Gjuriqin.

“Kjo flet për një intensifikim të raporteve me Serbinë, që lidhet edhe me votën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-se në favor të përjashtimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut”, ka shkruar Spahiu.

Tutje, ai tha se sa më shumë që Serbia do të shkëputet nga Rusia, aq më i gatshëm është Uashingtoni për t’i intensifikuar raportet me Serbinë, dhe sipas tij, këtë Kosova duhet ta ketë parasysh.

Postimi i plotë:

Presidenti Bajden ka pritur ambasadorin serb në Uashington Gjuriq në Zyrën e Ovale – një sinjal për intensifikim raportesh

  1. Nuk është e zakonshme që një President të takojë një ambasador në Zyrën Ovale, pos me rastin e dorëzimit të kredencialeve, siç e priti Presidenti Bajden ambasadorin serb Gjuriq, një njeri që deri dje ishte eksponenti më i zëshëm serb kundër ShBA-ve. Kjo flet për një intensifikim të raporteve me Serbinë, që lidhet edhe me votën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-se në favor të përjashtimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.
  2. Është e qartë se Serbia ka zhvilluar një diplomaci tepër agresive për t’iu qasur Administratës amerikane të Bajdenit, por edhe më gjerë, si në rastin e krijimit të një lobi proserb në Kongres.. Sa më shumë që Serbia do të shkëputet nga Rusia aq më i gatshëm është Uashingtoni për të intensifikuar raportet me Serbinë dhe këtë duhet ta kemi parasysh.
  3. Është po aq indikativ fakti se është hera e parë që liderë kosovarë nuk kanë vizituar Uashingtonin për një kohë kaq të gjatë. Vizita e parë e liderëve të vendit është dashur të bëhej pikërisht në Uashington. Dhe, kjo gjë nuk duhet përçmuar. Shpresojmë se së shpejti diplomacia jonë do të zgjohet nga apatia dhe do të zhvillojë një diplomaci aktive jo vetëm në Uashington por edhe në vende të tjera partnere, për të mos lejuar krijimin e ndonjë hendeku në marrëdhënie. Çdo neglizhencë tonën do ta shfrytëzojë pala tjetër. Dhe, nuk duhet të lejojmë më të ketë divergjenca në raportet tona me partnerin kryesor SHBA-në.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit