Anton Berisha, ish-ambasador i Kosovës, ka reaguar pas vizitës jozyrtare të kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në vend se Kurti të jetë prezent në qendrat si Bruksel, Washington, Berlin, Paris, Romë, Tiranë apo Shkup, ai po shkon në periferi.
“Në vend që të shpalos idetë reale aty ku vendoset për shtetin e Kosovës dhe për shqiptarët në rajon, ai merret me dokrra të bashkimit në qiell e ndarjes në tokë”, ka shkruar tutje ai.
Në fund, ai ka thënë se nuk është problem që qendrat perëndimore nuk e vlerësojnë Kurti, por problemi është “në marrëzinë e tij politike”.