8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ish-ambasadori për incidentin e Osmanit në Shkup: Ka pasë tentime të njëjta ndaj Atifete Jahjagës, por s’e lejova

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, ka komentuar incidentin ndaj presidentes Vjosa Osmani, zyra e së cilës tha se sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar që t’ia marrë telefonin e saj privat dhe ta shtyjnë.

Hysa ka treguar se tentime të tilla ka pasur edhe në kohën sa ishte ai ambasador, ndaj ish-presidentes, Atifete Jahjaga.

Ai ka thënë se ka arritur të menaxhojë që kjo mos të ndodhë.

“Në kohën time ka pasur tentim të bëhet njëjtë me presidenten Atifete Jahjaga, e kam menaxhuar në atë kohë pa ndonjë incident. Nuk e kemi lodhur opinionin publik, nuk e kemi diskutuar”, ka deklaruar Hysa.

Ai ka thënë se ky incident ndonëse mund të cilësohet “sjellje joprofesionale” dhe një keqkuptim i mundshëm nuk është i habitshëm për shkak të politikës aktuale në Maqedoni të Veriut.

“Është një ilustrim i një relacioni të politikës në Maqedoni dhe në raport me të tjerët. Ilustrim se çfarë fryme po merr ky raport dhe çfarë qeverie ekziston në Maqedoni”, tha Hysa në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini.

Ai pati kritika edhe për kryeministrin, Albin Kurti i cili sipas tij ka bërë çmos që të jetë kjo qeveri aktuale në Maqedoni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit