Ish ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj e ka quajtur historike dëshmin e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë si dëshmitar i parë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Cufaj shkruan edhe për marrdhëniet që Kosova kishte me Amerikën, duke përmendur Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn. Por këtu ai teksa e vlerëson pozitive gjithë këto raporte, hedhi kritika ndaj kryeministrit tani në detyrë, Albin Kurti, duke ia përmendur se ai përkrahu vetëm demokratët e refuzoi republikanët.
Potimi i plotë i Cufajt:
Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike. Jo vetëm për atë që tha – se Thaçi nuk kishte rol komandues – por edhe sepse iu lejua të dëshmonte. Rubin është demokrat, dhe për të marrë leje nga Departamenti i Shtetit (sot nën udhëheqje republikane) nuk është aspak e lehtë.
Por Kosova gjithmonë ka ditur të punojë me të dyja palët në Amerikë:
– Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj ndërtuan ura me demokratë dhe republikanë.
– Bill Clinton solli çlirimin.
– George Ë. Bush bekoi pavarësinë në vitin 2008.
– Donald Trump arriti Marrëveshjen e Ëashingtonit në 2020 – ku Kosova u njoh edhe nga Izraeli.
Kjo ishte forca jonë: mbështetja bipartizane e Amerikës.
Përjashtimi i vetëm? Albin Kurti. Ai përkrahu vetëm demokratët, refuzoi republikanët – dhe në fund gënjeu edhe vetë demokratët.
Ky nuk është vizion. Ky është populizëm.