2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Ish-ambasadori në Australi: Reputacioni i Berishajt është dëmtuar, e paramendoj si ndihet kur takohet me kolegë

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës në Australi, Hajdin Abazi, ka thënë se pavarësisht epilogut të skandalit për rreth ambasadorit Martin Berishaj, reputacioni i tij është dëmtuar.

Ai në emisionin Pressing në T7 tha se e ka njohur Berishajn dhe kontributin e tij për shtetin e Kosovës.

“Dëshiroj të theksoj se Berishajn e kam njohur dhe e kam pasur koleg në fakultet.  Përtej rastit konkret dua të flas si fenomen. Janë disa rrethana që ndikojnë. Të brendshme janë standardet e dyfishta. Kur u pat zbuluar skandali për njohjen nga Xhamajka u pat kërkuar shkarkimi i ambasadores Citaku. Kur pati shkruar një shkrim ambasadori i Francës një shkrim u kërkua shkarkimi. Tash e di se Berishaj ka dhënë edhe kontribut të madh në UCK e këndej. Me të kam qenë”, shtoi ai.

“Tash kemi të bëjmë me një rast ku një ambasador është përfolur për një skandal. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por duhet ta dimë se një diplomat nuk guxon assesi të ketë një emër që është përfolur në skandale. Presidentja doli e mbrojti në mënyrë paushallë Reputacioni i tij është dëmtuar dhe e paramendoj unë si ish-ambasador se si ndihet ai kur takohet me kolegë”, përfundoi Abazi. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit