Ish-ambasadori, Anton Berisha ka komentuar deklaratën e Ministres së Jashtme, Donika Gërvall, rreth shkrimit të Prindon Sadriut i cili i quajti mediat “ ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Berisha e ka quajtur kryediplomaten kosovare, Donika Gërvallën kryeanarkiste, pas shpjegimit që bëri deklaratës së Prindon Sadriut, i cili i quajti mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
“Me spjegimin qe bëri zonja Gërvalla për rastin e diplomatit Sadriu, tregoi që shteti i Kosovës në vend të kryediplomatës ka një kryeanarkiste.
Ndryshe, Gërvalla e pyetur rreth deklaratës skandaloze të Sadriut, ajo e ka arsyetuar duke thënë se nuk është e diplomatit Prindron Sadriu, kjo deklaratë është e bashkëshortit të detyruar të mbrojë dinjitetin e bashkëshortes.
“Është shumë e qartë që kjo deklaratë nuk është e diplomatit Prindron Sadriu, kjo deklaratë është e bashkëshortit të detyruar të mbrojë dinjitetin e bashkëshortes”, tha Gërvalla.
Kryediplomatja kosovare tutje tha se deklarata si e tillë nuk i pëlqen dhe ajo vet nuk do ta kishte bërë.
“A më pëlqen kjo deklaratë? Nuk më pëlqen, nuk do ta kisha thënë siç e ka thënë z.Sadriu por është një çështje e atij dhe arsyetimi i përket po atij dhe jo eprores së tij”, vijoi Gërvalla.
Postimi i plotë:
Me spjegimin qe bëri zonja Gërvalla për rastin e diplomatit Sadriu, tregoi që shteti i Kosovës në vend të kryediplomatës ka një kryeanarkiste.
Ministrja e Puneve te Jashtme , zonja. Gervalla, ju beri ftese te gjithe diplomateve qe ata/ato nuk kane detyrime ndaj Kushtetutes, Ligjeve, normave e kodeve te miresjelljes civile e diplomatike por kane vetem detyrime ndaj bashkeshorteve apo partnereve te tyre dhe nuk kane asnje kufizim ne fjalorin qe perdorin.
Ne Europe jo se jo, por veshtire te gjendet ne bote ndonje shembull i tille degradues.