Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka mbështetur fuqishëm letrën e politikanëve të ndryshme evropian, të cilët kanë akuzuar Serbinë për pengimin e zgjedhjeve demokratike në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Bosch thotë se Serbia duhet të dënohen publikisht për ndërhyrje në Kosovë.
“A do të ndihmojë kjo në ndalimin e kuptimit ekstrem të Borel/Lajçak të pikëpamjes së Beogradit. Siç e kam shkruar edhe më parë, është Lista Serbe, ajo që u bën presion serbëve në veri që të mos bashkëpunojnë me Kosovën dhe de facto ua bën të pamundur jetën serbëve të moderuar. BE me sa duket nuk dëshiron ta njohë këtë… pse?”, ka shkruar Bosch.
Postimi i tij:
Ne shkruajmë për të ngritur shqetësimet tona për politikën aktuale të BE-së, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar ndaj marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Ne besojmë se ngjarjet dhe krizat e fundit kanë nxjerrë në pah të metat në qasjen tonë kolektive dhe do të kërkonim që ajo të rishqyrtohej.