27.2 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Ish-ambasadori: Ganimete Musliu nuk e sulmoi Kuvendin, ajo e mbrojti atë

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Blerim Canaj, ka lavdëruar veprimin e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila sot ia ka kapur mikrofonin kryesuesit të seancës, Avni Dehari.

Ai ka kritikuar zyrtarët e VV-së, të cilët veprimin e sotëm të Musliut po e konsiderojnë të dhunshëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, Canaj ka shkruar se Ganimete Musliu nuk e sulmoi Kuvendi, por e mbrojtur atë.

“Duhet të jeshë shumë i çmendur që të quash çmenduri guximin për të mbrojtur institucionin, e heronj ata qe e digjnin atë! Ngjarja e sotme në Kuvend nuk është një shpërthim emocional por është një akt guximi politik, i munguar për shumë gjatë. Ganimete Musliu nuk e sulmoi Parlamentin, ajo e mbrojti atë. E mbrojti nga kapja, nga heshtja e organizuar, nga uzurpimi i institucioneve nga një „pushtet“ që s’duron më asnjë pyetje, asnjë kritikë dhe asnjë zë opozitar. Sot nuk folën nervat dhe emocionet por folën të vërtetat që askush nuk po i thotë. Dhe për këtë, përfaqësuesit e gangsterëve të argumentuar e quajnë “gangstere”! Ata që e quajnë “gangsterllëk” një qëndrim guximtar në emër të qytetarit, janë të njëjtit që dje e quajtën “patriotizëm” dhunën mbi institucionet. Kur digjnin flamuj, kur bllokonin pavarësinë e Kosovës, kur helmonin sallën me gaz lotsjellës, ata thjesht u duartrokitën. Kur një grua sot ngrihet me zë të fuqishëm kundër kapjes, e shajnë. E ata që shajnë nuk janë të mërzitur nga gjuha. Ata janë të lënduar nga guximi. Janë të trembur që ende paska deputetë që nuk i ka kapur frika e as heshtja”, ka shkruar ai.

Sipas tij, veprimi i Musliut ishte reagim ndaj problemit.

“Andaj të jemi të qartë: Sot në Parlament ndodhi guxim. Dhe shumëve ju dhemb guximi sepse e kanë harruar. Ju dhemb që një grua nuk pranoi ta ulë kokën. Ju dhemb që dikush foli pa frikë. Prandaj, Ganimete Musliu nuk është problemi. Ajo është reagimi i domosdoshëm ndaj problemit. Në një kohë kur Kuvendi është kthyer në zyrë njoftimesh të pushtetit, ajo zgjodhi të jetë zëri i qytetarit e jo zëri i lepurit. Ata që tani po tentuakan ta analizojnë me teoritë e Freudit dhe mundohen të e diagnostifikojnë si “narciste”, janë të njëjtit që dje i thurnin himne vandalizmit politik. Andaj, ndoshta do ishte mirë të i bënin analizë vetes me teoritë e psikoterapeutëve modern. Do u preferoja Melanie Klein, Donald Ëinnicott, Fairbairn, Bion apo ndoshta edhe Stephen Mitchell, Leëis Aron e të tjerë. Ndoshta as këto teori nuk iu ndihmojnë. Hipokrizia e tyre është e trashë dhe e neveritshme sepse tashmë në këtë vend, çmenduri është të qëndrosh duarkryq. Çmenduri është të bëhesh bashkëfajtor me heshtjen. Çmenduri është të tallesh me guximin, ndërsa i servilosesh frikës. Ganimete Musliu foli për qytetarin. Foli për drejtësinë, për Kuvendin, për dinjitetin e deputetit. E dikush përqesh dhe fshihet pas analizave boshe dhe tund gishtin. Guximi nuk është çrregullim. Guximi është kur dikush guxon të flasë kur të gjithë heshtin. Dhe si zakonisht, pos zërave të paktë, këtë prap e bëri Ganimete Musliu”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit