Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delaëie, vazhdon t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet e brendshme në Kosovë. Delaëie ka reaguar për rastin e certifikatës së televizionit Klan Kosova, të cilët shteti e ka pezulluar, duke rrezikuar kështu mbylljen e televizionit, shkruan Gazeta Express.
Delaëie ka thënë se minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh. Ai tutje ka thënë se shpreson që Qeveria e Kosovës do ta rishqyrtojë lëvizjen rreth Klan Kosovës.
“Minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh. Shpresoj se qeveria e Kosovës do të rishqyrtojë lëvizjen e saj për Klan Kosovën”, ka shkruar Delaëie, raporton Express.
Të premten kanë reaguar edhe ambasadat e QUINT-it dhe gjithë organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias dhe gazetarëve.
Undermining press freedom in Kosovo would be a tremendous mistake. I hope the government of Kosovo will reconsider its move on Klan Kosova. https://t.co/DPVV0EeMeN
— Ambassador Greg Delawie (@GregDelawie) July 29, 2023