9.1 C
New York
Wednesday, November 12, 2025

Buy now

Ish-ambasadori Cufaj falënderon Christopher Hill: Dëshmove se lufta e Kosovës nuk ishte për pushtet, por për liri

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës, Beqe Cufaj, ka shprehur mirënjohje për ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, pas dëshmisë së tij në Hagë këtë javë.

“Respekt i madh për Ambasadorin amerikan Christopher Hill. Kam pasur nderin ta njoh personalisht, një diplomat i vërtetë me dinjitet dhe ndershmëri,” ka shkruar Cufaj.

Ai ka theksuar se dëshmia e Hill-it në Hagë tregoi qartë se lufta çlirimtare e Kosovës “nuk ishte për pushtet, por për liri dhe dinjitet njerëzor”.

Në fund, Cufaj ka falënderuar ambasadorin Hill dhe miqtë amerikanë “që gjithmonë kanë qëndruar në anën e së vërtetës dhe popullit të Kosovës”.

Të ngjashme

Të fundit