18.3 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Ish-ambasadori Ahmeti kritikon MPJD-në: Le që s’kanë punu, por edhe kanë pengu

- Advertisement -

Ish-ambasadori, Amir Ahmeti ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të udhëhequr nga ministrja në detyrë, Donika Gërvalla.

Sipas Ahmetit, gjatë mandatit katër vjeçar nga kjo ministri është bërë e kundërta e saj që do duhej vepruar.

Ai në Politiko të Kanal10 përmendi zvogëlimin e stafit të ambasadave kosovare nëpër botë.

“Ajo se çfarë ka ndodhur prej vitit 2020, në zyrën ovale e deri sot problemi është që ti nuk je prezent aty. E dimë se sa e rëndësishme është në diplomaci me qenë prezent aty. Ne s’jemi askund, në pesë vitëshin e fundit kemi një Ministri të Punëve të Jashtme e cila nuk mbahet mend për asgjë. Përkundrazi e kemi zvogëluar stafin e ambasadave nëpër botë, e aq më tepër në Ëashington e lëre më për të zhvilluar takime bilaterale. Le që nuk punojnë për me faktorizu kosovën nëpër botë, por edhe bëjnë pengesa për mos me u bë një punë sepse nuk është në emrin e tyre”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit