0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Ish-aktivistja e VV-së kritikon Qeverinë Kurti për rastin e Klan Kosovës

- Advertisement -

Ish-kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendoje, Hatixhe Latifi- Pupovci, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që ta lë në fuqi vendimin për pezullimin e licensës së mediumit “Klan Kosova”.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Latifi-Pupovci ka thënë se Kosova gjendet në një pozitë të keqe.

Ajo ka kritikuar Qeverine Kurti, opozitën kosovare, shoqërinë civile dhe ish-aktivistët e Vetëvendosjes.

Keq për Kosovën. Kemi një opozitë të cilës nuk i beson më askush edhe atëherë kur e ka mirë. Kemi një shoqëri civile e cila nga urrejtja për partitë opozitare e kritikon rrallë Qeverinë. Kemi gazetarë të ngjyrosur rëndë me ngjyrime politike, e të rrallë gazetarë të paanshëm. Kemi ish pjestarë të VV të cilët nuk kritikojnë për të mos u sulmuar se kritikën e bëjnë për inatë. Kush do të korigjon veprimet e pamatura të këtij pushteti. Keq për demokracinë tone”, ka shkruar ajo.

Ju kujtojmë, se zonja Hatixhe Latifi- Pupovci ishte bashkëshortja e Dukagjin Pupovcit, ish zv. ministër në Qeverinë Kurti II.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit