Home Lajme Iseni: Serbia po mundohet që me çdo kusht ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës

Iseni: Serbia po mundohet që me çdo kusht ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës

0
Iseni: Serbia po mundohet që me çdo kusht ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës

Specialisti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Bashkim Iseni, i ka komentuar deklaratat ish-ministrit gjerman për Evropën Michael Roth, gjatë takimeve të tij me udhëheqësit e shtetit të Kosovës.

Iseni tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Roth e ka demaskuar qasjen e shtetit serb ndaj Kosovës.

“Serbia e humbi betejën por ende konsideron se nuk e ka humbur betejën në Kosovë dhe mundohet që me çdo strategji ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës, ose për të kontrolluar territore që i kanë synuar historikisht”, tha Iseni në Klan Kosova.

Ai iu bëri thirrje klasës politike në Kosovë që të bashkohen për temat të cilat janë në interes nacional.

Exit mobile version